LSI,Meta: Kriza eko ka prekur vendin, qeveria asnjë plan
Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim,Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të FMN-së për parashikimin e zymtë të ekonomisë vendase. Ai theksoi se këto rezultate janë pasojë e keqqeverisjes së Kryeministrit Berisha.
TIRANE- Deklarata e përfaqësuesit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Geruin Bell për një parashikim të rritjes ekonomike me të ulet se 3.5% në vendin tonë tregon qartë për keqqeverisjen e kryeministrit Berisha.
Reagimi ka ardhur nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i cili theksoi se qeveria nuk ka asnjë paketë për të përballuar krizën ekonimike që tashmë ka prekur vendin.
Meta theksoi se rreziku i stabilitetit të vendit është rezultat i punës së keqe të qeverisë në pushtet, e cila në vend që të zgjidhte problemet ekonomike i ka rënduar akoma më tepër.
“Vazhdimi i keqqeverisjes së zotit Berisha, jo vetëm nuk i zgjidhi, por i rëndoi problemet ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre viteve, por njëkohësisht nuk ka asnjë program për të përballuar krizën, e cila ka trokitur dhe që kërcënon ekonominë e vendit dhe ekonominë e çdo familjeje shqiptare”-ka thënë kreu i LSI, gjatë deklaratës së tij përpara mediave.
(e.n/Balkanweb)