Librazhd- rrëshqitje dheu, bllokohet rruga nacionale
Rruga nacionale që lidh Librazhdin me Prrenjasin për disa orë me radhë ka mbetur e bllokuar si rezultat i rrëshqitjes së tokës nga shpati i një kodre. Rënia e masivit të dheut, ka mbajtur të bllokuar edhe linjën hekurudhore duke paralizuar lëvizjen.
LIBRAZHD- Rrëshqitjet masive të tokës nga shpati i një kodre poshtë së cilës kalon linja hekurudhore dhe rruga nacionale që lidh Librazhdin me Përrenjasin, ka paralizuar qarkullimin e trenave dhe automjeteve në këtë segment.
Burime zyrtare konfirmuan se si pasojë e reshjeve të shumta që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vendin e quajtur Kthesat e Dragostunjës ka pasur rrëshqitje masive të tokës. Për pasojë është mbuluar me disa qindra metër kub dhera linja hekurudhore si dhe rruga nacionale. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistë të mirëmbajtjes së linjës hekurudhore dhe rrugës nacionale ku me ndërhyrje të mjeteve të mirëmbajtjes të rrugëve është bërë e mundur hapja e saj më pas me një korsi. Pas disa orë pune është arritur që të hapet plotësisht ky aks rrugorë, duke rikthyer normalitetin në qarkullimin e automjeteve, ndërsa lëvizja e trenave nuk ka qenë e mundur.
Fatmirësisht nga rrëshkitja e tokës nuk ka pasur të dëmtuar por prania e vazhdueshme e këtij fenomeni përbën një rrezik real për këtë segment. (a.r/news24/balkanweb)