E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Tomatina: Lufta më e madhe në botë me domate!

Pjesëmarrja e këtij viti në festivalin prestigjioz «La Tomatina», të mbajtur më 28 Gusht 2013, në fshatin Bunol afër Valencias në Spanjë, i ka tejkaluar të gjitha parashikimet. Më shumë se 20,000 njerëz hodhën 130 ton domate të pjekura në luftën më të madhe në botë … me domate, që mbahet çdo vit në këtë cep të Mesdheut

Një festival i madh i domates organizohet prej disa dekadash në këtë zonë, për të nderuar në këtë mënyrë, zonën dhe banorët e saj për të cilët prodhimi tepër i madh i domates është edhe burimi kryesor i të ardhurave. Dhjetëra-mijëra vendas dhe të huaj derdhen në rrugë dhe fillon lufta! Aksesorë të domosdoshëm.. maskë për mbrojtjen e syve dhe dëshirë për tu zhytur në … salcë domateje.

Moda më e re, flokët stil domateje
Rreziku i Kancerit të Prostatës ulet nga domatet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›