E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, kalimtari në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Një automjet ka aksidentuar një kalimtar. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka marrë kalimtarin për t’i dhënë ndihmën e parë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha kur është aksidentuar nga një automjet tip “Benz”. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›