Lac, plumba mbi policinë, në kërkim autorët
Policia e komisariatit të Lacit identifikoi dhe është vënë në kërkim të dy të rinvje të cilët sot në mëngjes qëlluan në drejtim të grupit të gatshëm. Dy të rinjt nuk iu bindën urdhrit të patrullës së grupit të gatshëm për të ndaluar.
LAC- Pasi nuk i janë bindur policisë për të ndaluar kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të grupit të gatshëm.
Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në mes të qytetit të Laçit, kur dy të rinj duke udhëtuar me një motor dhe një “Benz”, nuk kanë ndaluar në postbllok. Burime zyrtare nga Policia e Laçit, thanë se, tek kryqëzimi i pazarit, në shëtitoren e qytetit, dy të rinj, të cilët drejtonin mjetet “Benz 250”, pa targa, me ngjyre blu si dhe një motor tip “Yamaha” nuk u janë bindur urdhrit të patrullës së grupit të gatshëm për të ndaluar. Po jo vetëm kaq. Më pas njëri nga personat që ndodhej në motor, ka zbritur nga motori dhe duke qëlluar me pistoletë në drejtim të policisë është larguar nga vendngjarja me mjetin tip “Benz”.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të plagosur. Policia tha se, është bërë i mundur identifikimi i dy autoreve. Është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet dhe po punohet për kapjen e dy “të fortëve”
(s.g/BalkanWeb)