Topalli e ftuar e veçantë në betimin e Obamës
Kryetarja e Kuvendit shqiptar ndodhet në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të 44-të të SHBA-së. Topalli është ftuar gjithashtu të ndjekë panelin, ku pritet të debatohet mbi sfidat dhe pritshmëritë e 100 ditëve të para Obames.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të 44-të të SHBA-së, Barack Obama.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është ftuar gjithashtu të ndjekë panelin, ku pritet të debatohet mbi sfidat dhe pritshmëritë e 100 ditëve të para të presidentit të ri amerikan, nga analistët dhe politologët më në zë të SHBA-së
Në vizitat e para në Uashington, të Topallit, ka qënë ajo me kongresmenin Bill Hanbury, në darkën festive të organizuar prej tij për këtë rast. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kongresmeni Hanbury, priti Kryetaren e Kuvendit në mjediset e Muzeut të Artit amerikan, Smithsonian, vend ku kishte zgjedhur të organizonte këtë darkë madhështore.
Në këtë eveniment ka qenë i ftuar Presidenti Obama, i cili do të bëjë betimin në Capitol hill në 20 janar, në mesditë.
Presidenti i zgjedhur amerikan ishte i pranishëm dhe përshëndeti dhe darka të tjera festive, të organizuara nga kongresmenët amerikanë, të mbajtura në hotelet më me emër të Uashingtonit dhe në qendrat më të mirënjohura kulturore.
Ceremonia e betimit të Presidentit të ri Obama, e cilësuar historike, ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm dhe ka sjëllë në Uashington, një numër rekord vizitorësh nga e gjithë SHBA.
(d.b/BalkanWeb)