E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, vritet simpatizanti i LSI, plagoset kandidati i PD-së. Policia:Ngjarja pas një konflikti

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pranë një qendre votimi në qytetin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 pranë gjimnazit të qytetit ” At Shtjefën Gjecovi” ku ndodhet edhe qëndra e votimit ndërsa ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me sfondin politik.

Sipas polisë viktima është Gjon Gjoni, simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa është plagosur kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës Mhill Fufi si dhe 39-vjeçari Kastriot Fufi i cili është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.

Ngjarja në Laç, Conny McCormack: Dënojmë çdo akt dhune

Për ngjarjen së Laç ku u vra një simpatizant i LSI-së dhe u plagosën edhe kandidati i PD-së Mëhill Fufi dhe Kastriot Fufi ka reaguar edhe Shefja e delegacionit të OSBE-ODIHR Conny McCormack e cila ka theksuar se dënohet çdo akt dhune gjatë procesit zgjedhor.

Gjithashtu Shefja e delegacionit të OSBE-ODIHR  McCormack ka theksuar se vëzhguesit janë të shpërndarë kudo në Shqipëri ku po monitorojnë procesin e votimit ndërsa nesër do të publikohet edhe raporti paraprak.

Rama dhe Meta akuzojnë nga Laçi policinë e shtetit për tensionim të situatës

Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta kanë akuzuar policinë e Shtetit për tensionimin e situatës në Laç.

Nga Laçi ku mëngjesin e sotëm u vra simpatizanti i LSI-së Gjon Gjoni, dy liderët e së majtës i kanë bërë thirrje gjithashtu qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime.

Sipas Ramës policia e shtetit e ka treguar tashmë se nuk është në krye të detyrës.

Ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje, nuk ka asgjë që ndryshon fatin e kytyre zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur çdo votë, këto janë akte për të trembur njerëzit, për të larguar nga kutitë qytetarët, për të disktuar një vullnet që është krejtësisht minorancë tha Rama.

Meta për Ora News: Elementë kriminalë qarkullojnë në qendrat e votimit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›