E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laccedil dhunohet ekipi i Top Channel

Një ekip i Top Channel në Lac, i cili po punonte për raportimin e procesit elektoral është dhunuar nga një grup njerëzish.

Gazetarja e Top Channel Arta Berisha raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të cilën po regjistronte. Sipas Berishës shkak për këtë sulm është bërë sepse ekipi po xhironte, kur ky grup personash iu thoshte zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë, po. Ky Zgjedhje 2013Mediat e huaja për zgjedhjet në ShqipëriPeqin, procesi vazhdon normalishtBerisha: Çdo votë do të respektohet plotësisht moment është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë, ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke shkatërruar tërësisht kameran. Gazetarja Berisha dhe operatori Bajrami shkuan ne komisariatin e policisë ku bënë edhe një kallëzim për këtë ngjarje, ndërsa Top Channel i bën thirrje Policisë së Shtetit që të gjejë përgjegjësit e këtij akti dhe të reagojë për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të medias.Aktualisht policia i ka identifikuar autoret e kesaj ngjarjeje. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›