Laçi mund Skraparin 2-0. Shtrepi eurogol

Laci mundi Skraparin 2-0 në miqësoren e zhvilluar sot në Kamëz. Golat për skuadrën e Stavri Nicës u realizuan nga Nino (pjesën e parë) dhe i zakonshmi Andi Shtrepi, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë. Për skuadrën e Lufti Gurit kjo është miqësorja e dytë e humbur pas asaj me Dinamon, po 2-0.