Hamdi Salihi, vizite kombetares

Sulmuesi i ekipit kombëtar, Hamdi Salihi, do të mbërrijë në Antalia me skuadrën ku ai aktivizohet SV Ried. Sipas fshf.org, sulmuesi shkodran do të vizitojë edhe rezidencën e ekipit kombëtar dhe do të bashkëbisedojë me trajnerin Ari Han si dhe shokët e skuadrës. Salihi, ka qenë kontigjent permanent i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, në ndeshjet e fundit, ku edhe është aktivizuar disa herë nga trajneri Oto Baric.