E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio ne gjysmefinale

Lacios i kane mjaftuar 45 minutat e dyta per te mundur Torinon dhe u kualifikuar per ne gjysmefinalet e Kupes se Italise. Ne stadiumin Olimpik bardhekaltrit jane imponuar ne shifrat 3 - 1 pasi mbyllen pjesen e pare ne disavantazh.Torinezet shenuan me ane te Natali. Ne pjesen e dyte ne fushe eshte Pandev dhe ky eshte njeriu qe ndryshon fatet e takimit. Maqedonasi firmos barazimin pas vetem kater minutave, e ne te 55-ten Mauri dyfishon. Ne shtese Roki vulos shifrat 3-1. Lacio do te ndeshet ne gjysmefinale me fituesen e duelit Juventus- Napoli, takim qe luhet ne 4 shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›