E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portsmuthi në kontakte me brazilianin Emerson

Skuadra angleze e Portsmuthit është në kontakte me futbollistin e Milanit, Emerson. Lajmin për interesimin e klubit anglez e publikon Sky Sport 24. Portsmuthi dëshiron që të marrë shërbimet e mesfushorit që në këtë merkato të janarit.

Kontrata e Emersonit me Milanin është duke skaduar, dhe një eksperiencë në kampionatin anglez ai do ta përlqente shumë. Emerson përpara se të kalonte tek Milani u aktivizua me Realin e Madridit në kampionatin spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›