Laço largon "mjegullën" mbi luftën italo-greke
19/10/2009 MTKRS, në sallën "Tefta Tashko Koço" promovohet romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur
Romani më i ri me titullin sinjifikativ "Mjegull", i shkrimtarit të mirënjohur Teodor Laço hap serinë e promovimeve të shtëpisë botuese "Tirana Times". Personalitete të letrave shqipe, titullarë të MTKRS, mes të cilëve edhe Sabri Godo e Ekrem Spahiu, miq dhe të afërm të Laços, mbushën sallën "Tefta Tashko Koço" në Ministrinë e Turizmit, Kulturës ku u organizua edhe prezantimi i romanit "Mjegull". Në këtë roman, Teodor Laço, sjell një pjesë të kujtimeve të fëmijërisë së tij. Kjo, siç u shpreh vetë Laço lidhet me faktin se, ai fëmijërinë e ka kaluar në kohën e luftës italo-greke dhe një pjesë e kujtimeve të tij lidhen me këtë periudhë.
Zëvendësministri i TKRS, Ekrem Spahia, duke vlerësuar shkrimtarin dhe diplomatin Laço, tha se "titullin e këtij romani e gjej me vend, pasi gjithnjë Teodor Laço është munduar të largojë mjegullën nga jeta e shqiptarëve".
Në këtë linjë u shpreh edhe botuesja Jerina Zaloshnja, që e cilëson romanin tërësisht historik. Romani "Mjegull" është dhe botimi i parë i shtëpisë botuese "Tirana Times" për këtë sezon, dhe siç shprehet Zaloshnja, ka pasur plot arsye për të zgjedhur këtë libër. Ajo thotë se, "ky roman të jep shumë arsye për ta lexuar, së pari, është një prej romaneve historikë, që i mungon bibliotekave tona prej kohësh, së dyti, tregon një periudhë disi të heshtur në letërsinë shqipe, dhe së treti, është një roman që përçon një ndjenjë psikologjike të fortë". Duke vijuar në këtë linjë, botuesja Zaloshnja shprehet për një raport të admirueshëm midis historikes dhe psikologjikes në këtë roman disi të veçantë, risi e të cilit është larmia e personazheve nga një fshat i vogël, por që përshkruhen me mjeshtri të rrallë. Dhe suksesin e romanit "Mjegull" ajo e lidh edhe me faktin, që ai është shkruar nga një autor i garantuar i letërsisë shqipe, siç është Teodor Laço, një shkrimtar i përmasave të plota.
Më pas, kritiku i njohur letrar, Behar Gjoka u shpreh se romani "Mjegull" i Laços është nga të paktët libra të botuar në këtë periudhë që mund të lexohet si letërsi. Ndonëse që në titull kemi të bëjmë me një metaforë të goditur, Gjoka, vlerëson atë marrëdhënie perfekte me artin e fjalës që Laço, si një nga personalitetet më në zë të letërsisë shqipe, përdor për të hedhur dritë mbi mjegullnajën rreth luftës italo-greke të viteve 39-40. Pasi e ka lexuar e rilexuar librin, Gjoka konkludon se, më shumë se sa me dëshmi historike në këtë roman gjejmë dëshmi letrare, ose më saktë gjejmë dëshmi historike që shndërrohen në art. Në këtë mënyrë, si eksplorues i rrallë i prozës dhe i karaktereve, Laço përshkruan me mjeshtri luftën për jetën, luftën për ekzistencë, luftën për paqe. Madje, sipas Gjokës, nëpërmjet kronikave, si dëshmi e historisë në këtë roman gjejmë përqasje rastësore me "Kronikë në gur" të Kadaresë. Ndërsa për shkrimtaren Miranda Haxhia, duke lexuar romanin "Mjegull", nuk iu shpëton dot emocioneve, pasi në të ndesh me pamje reale filmike. Duke u ndalur në titullin e romanit, Haxhia thotë se, "Mjegull" është një tis që ndan dy botë. Në këtë kontekst, ajo vlerëson se e gjithë krijimtaria e Laços është një shkollë estetike.
Për sensin patriotik të romanit u shpreh edhe kritiku i njohur Fisnik Sina, i cili e vlerësoi Laçon si një autor virtuoz në dhënien e tipeve e karaktereve. Ndërsa, prozatori Andon Andoni solli në vëmendjen e pjesëmarrësve në këtë veprimtari promovuese një thënie proverbiale të Laços, sipas të cilit "Kur një bujk i kalon të 70-at, ai nuk ka më nevojë të jetojë, pasi nuk është në gjendje të punojë, ndërsa kur një shkrimtar i kalon të 70-at, ai kërkon me ngulm të jetojë, pasi tani ka plot kohë të shkruajë". Vetë autori i romanit më të ri "Mjegull" e përforcoi këtë ide, duke u shprehur se shkrimi i librave është një sëmundje, dhe ai prej kohësh ka qenë i prekur prej saj. "E kam menduar prej kohësh të shkruaj një libër të tillë, por vetëm së fundmi arrita të realizoj", tha Laço në këtë takim mes miqsh në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kështu, pas rreth 50 veprave në prozën e gjatë, përmbledhje me tregime e novela, drama, komedi, publicistikë, skenarë filmash, shkrimtari i njohur Teodor Laço sjell para lexuesit këtë roman të ri në qendër të të cilit është lufta italo-greke. Shkrimtarit, ideja për të shkruar këtë vepër, i ka lindur në 70-n. Në këtë roman të ri, ai ka hedhur kujtimet e tij të fëmijërisë, por edhe fakte historike.
Mjaft produktiv në krijimtarinë letrare vetëm dy vitet e fundit, ai vjen para lexuesit me romanet "Vrasja e buzëqeshjes" e "Mjegull" si dhe me librin publicistik, "Një dritare në Kremlin" (nga Hrushovi te Putini). Dhe nëse "Vrasja e buzëqeshjes" është një roman që i drejtohet sidomos lexuesit të moshës së re" tek "Mjegull", përveç të tjerave, ai për herë të parë ka kuturisur të përshkruaj skena betejash dhe të japë në mënyrë të letrarizuar kronikat e kohës në optikën e shtabeve të ushtrive ndërluftuese. "Ky është një roman, nuk është histori dhe vendin kryesor këtu e zënë personazhet e krijuar, por më kanë shërbyer shumë edhe kujtimet dhe mbresat e atyre që kanë jetuar atë periudhë dhe lufta është në sfondin e tij. Por ka një pleksje mes kronologjisë së luftës, që është dhënë nga shtabet kryesore, që zë një pjesë të vogël dhe trillimit artistik që zë pjesën më të madhe të librit", shprehet autori. Laço sqaron se, romani i tij "Mjegull" ka të veçantë që vendoset në një periudhë, kur dy forca ndërluftuese luftonin në tokën shqiptare. Ishte një periudhë kur fati i shqiptarëve nuk varej nga vetë ata, nga etja e tyre për liri, dëshira për të çliruar vendin, por nga luftimet e ushtrive italiane dhe greke.
Vetë shkrimtari, duke ia lënë lexuesit të japë vlerësimin për këtë libër, shfrytëzoi këtë promovim, për ti bërë një apel institucioneve shtetërore, që ta kthejnë ca më shumë vëmendjen nga shkrimtarët dhe artistët në përgjithësi. Ai solli rastin e poetit dhe përkthyesit Dhori Qirjazi, i cili u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë, por për të cilin u fol pak, si edhe shkrimtarin e mirënjohur Dhimitër Xhuvani, që vuan nga një sëmundje e rëndë.
Teodor Laço ka lindur në Dardhë të Korçës më 29 shtator 1936. Ka filluar të botojë që prej viteve 1960. Ai është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme dhe janë përkthyer e botuar edhe në shumë gjuhë të huaja. Krijimtaria e tij e pasur letrare në të gjitha zhanret e sipërpërmendura ka marrë vlerësime të rëndësishme nga kritika e specializuar si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve shtetërorë. Pas viteve 90, Laço është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në Parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet 94-97 dhe ambasador në Federatën Ruse (2006-2008). Para dy vitesh, ai u nderua nga Këshilli i Qarkut me titullin "Qytetar Nderi" i Korçës.
Spahiu: Përpjekje për të larguar mjegullën nga jeta e shqiptarëve
Ttitullin e këtij romani e gjej me vend, pasi gjithnjë Teodor Laço është munduar të largojë mjegullën nga jeta e shqiptarëve.
Behar Gjoka: Eksplorues i rrallë i prozës dhe i karaktereve
Ndonëse që në titull kemi të bëjmë me një metaforë të goditur, në këtë roman gjejmë atë marrëdhënie perfekte me artin e fjalës që Laço, si një nga personalitetet më në zë të letërsisë shqipe, përdor për të hedhur dritë mbi mjegullnajën rreth luftës italo-greke të viteve 39-40. Më shumë se sa me dëshmi historike në këtë roman gjejmë dëshmi letrare, ose më saktë gjejmë dëshmi historike, që shndërrohen në art. Në këtë mënyrë, si eksplorues i rrallë i prozës dhe i karaktereve, Laço përshkruan me mjeshtri luftën për jetën, luftën për ekzistencë, luftën për paqe.
Të dhënat
Titulli: "Mjegull"
Autori: Teodor Laço
Gjinia: Roman historik
Shtëpia Botuese:
"Tirana Times"
Faqe: 345
Çmimi: 1000 lekë
Disa nga titujt e veprave të Teodor Laços
“Era e tokës”
“Shtëpia në rrugicë”
“Një nuse për Stasin”
“Tokë e ashpër”
“Korbat mbi mermer”
“Të gjithë lumenjtë rrjedhin”
“Pushimet e kolonelit”
“Shi në plazh”
“Valsi i hënës”
“Mozaik dashurish”
“Vrasja e buzëqeshjes”
“Një dritare në Kremlin”
“Mjegull”