Kriteret për ciklin e tretë të studimeve
19/10/2009 Kategorizimi i aplikimeve për doktoraturat, degët e kreditet që duhen për programet
Diplomat e nivelit të parë, përzgjidhen 9 degë për sistemin part-time në UT
Aplikimet për ndjekjen e studimeve të larta të ciklit të tretë janë çelur pranë çdo fakulteti publik në vend. Pas aprovimit të listës së plotë të llojeve të programeve që do të ofrohen për këtë vit akademik në studimet e nivelit të tretë, konkurrentët do të përzgjidhen në bazë të dosjes së dokumenteve të dorëzuara. Për rastet kur niveli i kërkesave do të jetë më i lartë se kuotat e miratuara, do të ketë dhe kritere seleksionimi, të cilat zbatohen sipas llojit të programit studimor. Njëkohësisht për vitin akademik 2009-2010 është aprovuar edhe lista e fakulteteve që do të ofrojnë diploma të nivelit të parë për studimet me kohë të pjesshme, ose siç njihen ndryshe part-time. Gazeta boton të plotë jo vetëm listën e fakulteteve që do të ofrojnë diploma të nivelit të parë të studimeve me kohë të pjesshme, por edhe fakultetet që do të ofrojnë programet për studimet e treta, së bashku me kreditet e caktuara që nevojiten dhe kohëzgjatjen e tyre.
Cikli i tretë i studimeve
Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarura. Sipas rregullores së miratuar, këto programe zgjasin të paktën 3 vjet dhe përfshijnë teksa përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara. Ndërkohë kandidatët që kanë diplomë të nivelit të dytë dhe diplomë “Master i nivelit të dytë” nuk janë të detyruar të grumbullojnë 60 kredite të studimeve të organizuara teorike. Këta kandidatë paraqesin dosjen e doktoratës sapo të kenë plotësuar kushtet e tjera, që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave për studimet e doktoratës në secilin fakultetet. Në përfundim të ciklit të tretë lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor”.
Studimet specializuese
Kandidatë të caktuar mund të ndjekin edhe programet e studimeve specializuese afatgjata, të cilat janë programe profesionalisht të orientuara, që ofrojnë njohuri për profesione specifike në fushat e mjekësisë, stomatologjisë, veterinarisë, drejtësisë etj. Këto programe të studimeve përfshijnë studime teorike të kombinuara me aplikime praktike dhe trajnime profesionale. Mund të përfshihen në to dhe veprimtari kërkimore, nëse nevojitet. Në përfundim të programeve të studimeve specializuese afatgjata lëshohet diplomë me titull “Specialist ...” për drejtimet e mjekësisë ose “Magjistër...”, për drejtimet e shkencave politike, juridike dhe sociale, ndjekur nga fusha e specializimit të kryer. Për kryerjen e programeve të studimeve specializuese afatgjata studenti duhet të grumbullojë 120-240 kredite dhe zgjatja normale e këtyre programeve të studimeve është 2-4 vjet. Gjithashtu programet e studimeve të doktoratës mund të ofrohen të integruara me studimet specializuese afatgjata, sipas planit dhe programit mësimor të miratuar nga fakulteti dhe universiteti përkatës pasi është marrë miratimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Studimet e pjesshme
Aplikimet për studimet e pjesshme të nivelit të parë pritet të nisin në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa në fund të tetorit do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave vendimi për miratimin e kuotave të pranimit dhe tarifave të studimit për secilin program publik të sistemit part-time. Pranë Universitetit të Tiranës do të jenë rreth 9 degë që do të ofrojnë studimet të pjesshme për vitin akademik 2009-2010. Për degët ku do të ketë fluks të lartë kërkesash, do të aplikohet kriteri i mesatares për përzgjedhjen e kandidatëve fitues.
Kreditet /doktoraturë
Sipas rregullores së miratuar, këto programe zgjasin të paktën 3 vjet dhe përfshijnë teksa përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara. Ndërkohë kandidatët që kanë diplomë të nivelit të dytë dhe diplomë “Master i nivelit të dytë” nuk janë të detyruar të grumbullojnë 60 kredite të studimeve të organizuara teorike. Këta kandidatë paraqesin dosjen e doktoratës sapo të kenë plotësuar kushtet e tjera, që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave për studimet e doktoratës në secilin fakultetet. Në përfundim të ciklit të tretë lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor”.
Specializimet afatgjata
Në përfundim të programeve të studimeve specializuese afatgjata lëshohet diplomë me titull “Specialist ...” për drejtimet e mjekësisë ose “Magjistër...” për drejtimet e shkencave politike, juridike dhe sociale, ndjekur nga fusha e specializimit të kryer. Për kryerjen e këtyre studimeve studenti duhet të grumbullojë 120-240 kredite dhe zgjatja normale e studimeve afatgjata është 2-4 vjet.Studimet me kohë të pjesshme
Lista e fakulteteve që do të ofrojnë diploma nivelit të parë
1. DNP në programin e studimit Histori
2. DNP në programin e studimit Gjeografi
3. DNP në programin e studimit Gjuhë-letërsi
4. DNP në programin e studimit Biologji
5. DNP në programin e studimit Punë sociale
6.DNP në programin e studimit Psikologji
7. DNP në programin e studimit Drejtësi
8. DNP në programin e studimit Administrim biznesi
9. DNP në programin e studimit Financë-kontabilitet
Ciklet dhe titujt e studimeve universitare
a) Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me
180 kredite dhe zgjatja normale e tyre është tre vjet.
b) Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me
120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vjet.
c) Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë
realizohen me jo më pak se 300 kredite dhe zgjatja
normale e tyre është jo më pak se pesë vjet.
d) Programet e studimeve “Master i nivelit të parë”
realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
e) Programet e studimeve “Master i nivelit të dytë”
realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe zgjatja
normale e tyre është minimumi një vit.
Shkollat e doktoraturës (niveli i tretë i studimeve)
Fakulteti i Drejtësisë (në pritje të akreditimit)
1. Doktoraturë në programin e studimit të së Drejtës civile
2. Doktoraturë në programin e studimit të së Drejtës publike
3. Doktoraturë në programin e studimit të së Drejtës penale
Fakulteti i Shkencave Sociale (në pritje të akreditimit)
1. Doktoraturë në programin e studimit Pedagogji
2. Doktoraturë në programin e studimit Psikologji
3. Doktoraturë në programin e studimit Filozofi
4. Doktoraturë në programin e studimit Sociologji
5. Doktoraturë në programin e studimit Punë sociale
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (në pritje të akreditimit)
1. Doktoraturë në programin e studimit Shkenca gjuhësore
2. Doktoraturë në programin e studimit Letërsi botërore
Fakulteti i Mjekësisë (në pritje të akreditimit)
1. Doktoraturë në programin e studimit “Anatomi
patologjike” dhe “Mjekësi ligjore”.
2. Doktoraturë në programin e studimit “Studime të thelluara kërkimore/aplikative në programin e studimit farmakologji, fiziologji dhe fiziopatologji”
3. Doktoraturë në programin e studimit “Mjekësi laboratorike”
4. Doktoraturë në programin e studimit “Multislice CT- arritje aktuale krahasuar me procedura të tjera diagnostike"
5. Doktoraturë në programin e studimit “Kardiologji”
6. Doktoraturë në programin e studimit “Kirurgji e përgjithshme dhe nënspecialitete”.
7. Doktoraturë në programin e studimit “Korelacione morfoklinike të ndërtuara mbi bazën e koncepteve bashkëkohore të zhvillimit të mjekësisë”
8. Doktoraturë në programin e studimit “Neuroshkenca në dekadën 2001-2010”
9. Doktoraturë në programin e studimit “Mekanizmat patologjikë, diagnoza dhe trajtimi i endometriozës”
10. Doktoraturë në programin e studimit “Kërkime në otorinolaringologji”
11. Doktoraturë në programin e studimit “Klasifikimi i retinopatisë diabetike, incidenca, trajtimi bashkëkohor, fotokoagulacionin panretinale, terapia intravitreale dhe kirurgjia vitreorientale”
12. Doktoraturë në programin e studimit “Kompetenca specifike në imunologji, alergologji dhe sëmundje infektive në pediatri”
13. Doktoraturë në programin e studimit “Sëmundje të brendshme”
14. Doktoraturë në “Studime të thelluara të aspekteve
epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve infektive emergjente dhe riemergjente në Shqipëri”
15. Doktoraturë në “Studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve të lëkurës”
16. Doktoraturë në programin e studimit “Shëndeti publik”
17. Doktoraturë në “Studime të thelluara shkencore në patologjitë e aparatit oro-maksillo-facial”
18. Doktoraturë në programin e studimit “Shkencat farmaceutike”
19. Doktoraturë në “Studime të thelluara në otorinolaringologji”.