Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë në moshën 40-vjeçare

LONDËR, 12 shtator /ATSH-DPA/- Këngëtarja amerikane Lady Gaga, 40 vjeçe, raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të fejuarin Michael Polansky, 42 vjeç.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga këngëtarja.
Raportimet vijnë pasi Gaga është fotografuar duke mbajtur një foshnjë në krahë, ndërsa ishte së bashku me Polansky.
Gaga nuk kishte njoftuar më parë se ishte shtatzënë.
Ajo i ka mohuar edhe më herët zërat për një shtatzëni, të cilat nisën të qarkullonin që prej vitit 2024.
Gaga dhe Polansky janë në një lidhje që prej vitit 2020 dhe u fejuan publikisht në vitin 2024.
Në vitin 2025, këngëtarja deklaroi se dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej nënë.
Lady Gaga u bë e famshme në vitin 2008 me albumin “The Fame”, që përfshinte hitet “Just Dance” dhe “Poker Face”.
Ajo është gjithashtu aktore dhe është nominuar për çmimin “Oscar” për rolin në filmin “A Star Is Born”, ku luajti përkrah Bradley Cooper.
Gaga ka luajtur gjithashtu në filmat, “American Horror Story”, “House of Gucci” dhe “Joker: Folie à Deux”.
Gjatë karrierës së saj ajo është vlerësuar me 16 çmime “Grammy” dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme edhe në kinema. //a.i/