E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga, muzikantja më e fuqishme

lady gagaViti 2013 ka qenë mjaft i qetë për këngëtaren Lady Gaga, pasi u detyrua të kryente një operacion në pjesën e legenit, megjithatë ja ku vijnë disa lajmë të mira për të. Në bazë të një klasifikimi që ka bërë revista Forbes, Lady Gaga është cilësuar si muzikantja më e fuqishme në botë.

Këngëtarja me shije mjaft të çuditshme, nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mundur të fitojë një shifër prej 80 milionë dollarësh, por mund të kishte fituar edhe 30 milionë dollarë më shumë nëse nuk do të operohej dhe do të kishte qenë në gjendje të përfundonte turneun e saj botëror të titulluar Born This Way.

Gjithashtu, faktin që këngëtarja 26 vjeçare është mjaft e suksesshme e tregojnë edhe ndjekësit e saj në rrjete sociale të ndryshme. Në Twitter ajo ka 38 milionë ndjekës, ndërsa në Facebook 58 milion të tillë.

Si transmeton” BW”, në vend të dytë të këtij klasifikimi revista Forbes e ka pozicionuar këngëtaren tjetër amerikane, Beyonce, në vend të tretë Madonnan, ndërsa në vend të katërt Taylor Swift.

Në mesin e 10 këngëtarëve më të fuqishëm u përfshinë edhe disa këngëtarë të tjerë, ndër ta edhe Rihanna e Justin Bieber, të cilët janë përballur më shumë probleme në kohë të fundit. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›