E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagard, zyrtarisht drejtuese e FMN-së

Ish-ministrja e Francës, Kristine Legard ka marrë sot zyrtarisht postin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Ëashington.

Gruaja e parë që udhëheq FMN-në, Legard bëhet drejtuese e këtij institucioni, pasi bashkëkombasi i saj, Dominik Shtraus Kan, dha dorëheqje nga pozita në muajin maj, për t`u përballur me akuzat për sulm seksual ndaj një shërbyeseje hoteli në Nju Jork.

Javën e kaluar, bordi 24 anëtarësh i FMN-së, zgjodhi Lagardin me konsensus.

FMN thotë se ajo do të fitojë 468 mijë dollarë në vit, dhe mjete jetese në një shumë prej 84 mijë dollarësh në vit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›