E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusia dënon 140 protestues

Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kërkoi sot që Bjellorusia të ndalojë aksionet ndaj kundërshtarëve të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Në një deklaratë,Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, i bëri thirrje qeverisë bjelloruse të lirojë "të arrestuarit, si dhe të përmbahet nga përdorimi i dhunës kundër qytetarëve paqësorë".

Lukashenko ka nisur një fushatë për të goditur opozitën pas protestave masive mbi rizgjedhjen e tij, si president në dhjetor.

Grupet e të Drejtave të Njeriut thonë se të paktën 140 persona janë dënuar, pas një vale të re masive të arrestimeve në protestat e së dielës në Bjellorusi.

Protestuesve i`u dhanë dënime nga 2 deri në 15 ditë burgim, ndërsa të tjerët janë lënë të lirë, por ka marrë gjoba deri në 200 dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›