Lagarde merr sot postin e drejtueses se FMN-se
Christine Lagarde, ish-ministrja franceze e Financave, do të marrë gjatë ditës postin si kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Lagarde është e para femër në krye të FMN-së dhe për më tepër ajo u zgjodh nga 24 anëtarët e bordit me votë unanime.
Lagarde merr postin e rëndësishëm pasi sfidoi Carstens Agustin, dhe mbi të gjitha pasi siguroi mbështetje nga BE-ja, SHBA-ja dhe vendeve të rëndësishme tregtare si Kina, India dhe Brazili.
Vendimi mbi pozicionin e Lagarde u bë publik javën e kaluar, por do të zyrtarizohet vetëm gjatë ditës së sotme.
Lagard vjen në postin e kryetares së FMN-së në një kohë kur sistemi financiar global po kalon vështirësi sidomos pas krizës greke e cila do të jetë edhe detyra e parë dhe emergjente për të. Gjatë mandatit 5 vjecar pritet që Lagarde të japë kontributin e saj për zgjidhjen e borxhit grek si dhe për të parandaluar efektin domino për ekonomitë e tjera të euros.
Edhe pse Lagardë është gruaja e parë e cila vjen në postin drejtues të FMN-së qëkur është krijuar institucioni në vitin 1944, ajo sërish ruan traditën e mbajtjes së postit nga një evropian.
Mundësia për të kandiduar në postin drejtues të FMN-së, Lagardit i`u dha pas dorëheqjes së Strauss-Kahn i cili u akuzua për abuzim seksual.