E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagendijk: Serbia ne BE, ne varesi te EULEX-it

Misioni EULEX duhet te jete kusht per te ardhmen e Serbise ne Bashkimin Evropian. I ketij mendimi eshte i derguari i BE-se per Kosoven, Joost Lagendijk i cili ka kerkuar qe negociatat me Beogradin te kushtezohen me te ardhmen e misionit EULEX.

“Beogradi nuk duhet te mendoje se qendrimi i tij ndaj Kosoves dhe afrimi me BE-ne jane dy ceshtje te ndara”, eshte shprehur Lagendijk.

Deklarata e tij ka ardhur pas publikimit te raportit te KE-se per Ballkanin.

“Dokumenti i KE-se ne menyre te bute i ben thirrje Serbise te jete konstruktive ndaj Kosoves... Pengimi i misioneve evropiane ne Kosove, nuk do te tolerohet”, tha Lagendijk.

“Beogradi vazhdon te pengoje shtrirjen e EULEX-it ne veri te Kosoves. BE nuk duhet t’i lejoje Serbise te beje hapa te perpara drejt anetaresimit, perderisa ajo po pengon kete mision”, shtoi diplomati evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›