E Shtunë, 31 Tetor 2026

KER publikon sot raportin për Maqedoninë

 

BRUKSEL- Komisioni Europian sot do të publikojë sot raportin për progresin e Maqedonisë në procesin e integrimit në Bashkim Evropian në vitin 2008. Sipas paralajmërimeve nga Brukseli Maqedonia edhe kësaj radhe nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.Në raportin e KE-së do të theksohet se Maqedonia edhe pse ka bërë një përparim në luftën kundër korrupcionit dhe liberalizimit të vizave, ende nuk i plotëson kriteret politike. KE, posaqërishtë do të kritikojë incidentet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mungesën e dialogut politik mes partive kryesore politike, bojkotimin e Parlamentit nga ana e disa partive opozitare.
Në raport gjithashtu do të theksohet edhe nevoja e zgjidhjes së kontestit për emrin kushtetues të Maqedonisë.
Përparimi i mëtutjeshëm i vendit drejtë BE-së do të bëhet i mundur kur të përmbushen kriteret e Kopenhagës.
Sot gjithashtu, do të publikohen raportet e Komisionit Evropian edhe për përparimin e vendeve tjera të rajonit. Është paraparë që të publikohet një raport i përbashkët "strategjik" për situatën në raportet mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe raportet më të veçanta për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor - Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë, Serbinë, si dhe për Turqinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›