E Martë, 3 Nëntor 2026

Laguna e Nartës, vizitorët shijojnë pamje spektakolare nga flamingot

E ndodhur në skajin jugor të Ultësirës bregdetare, Laguna e Nartës  këtë fillim shtatori ofron pamje mahnitëse. Janë flamingot ngjyrë rozë, banorë të përvitshëm  që rikthehen për të pasuruar panoramën e faunës së larmishme në zonë.

Veç ishullit të vogël ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, kjo lagunë ka edhe një panoramë të mrekullueshme për shkak të gjerësisë së saj duke u kthyer në një pikë të vizitueshme nga turistët.

Natyra në Nartë ofron turizëm të qetë e familjarë ndërsa tërheq vizitore të përditshëm. Manastiri, mbetet një nga vendet më të frekuentuara jo vetëm nga besimtarët.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›