Turizmi kulturor dhe shtigjet malore – Ujësjellësi i Ali Pashë Tepelenës, po tërheq vizitorët

Janë tre kilometër rrugë që ecin paralel me lumin e Bënçës i cili derdhet më pas në Vjosë. Një zonë tejet e bukur që po tërheq vizitorë të shumtë të cilët preferojnë të shijojnë këtë peizazh, ku në qendër të tij është ujësjellësi i Ali Pashë Tepelenës, me një arkitekture mjaft tërheqëse.
Pas festivalit “Bilbilat e Labërisë” është rritur ndjeshëm fluksi i vizitorëve. Mes legjendave për historinë e Ali Pashë Tepelenës dhe kësaj vepre të shekullit të 19 vizitorët ndajnë mbresat e tyre.
Ujësjellësi pashait të njohur u restaurua ne kuadër te projektit ndërkufitar, turizmi kulturor dhe shtigjet malore.
/RTSH/