E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak Brukseli i shqetesuar per situaten ne Shqiperi

I derguari i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak deklaroi sot ne mbremje ne Tirane se Brukseli eshte ende i shume i shqetesuar per situaten ne Shqiperi dhe se ekziston ende rreziku i pershkallezimit te saj dhe i perplasjeve te dhunshme. Pohimi i tij erdhi ne perfundim te takimeve qe ai pati ne Tirane me presidentin Bamir Topi kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama.

Neser opozita ka paralajmeruar zhvillimin e kater mitingjeve ne Tirane Vlore Korce dhe Lezhe.

Une i ftoj qytetaret shqiptare te sillen ne menyre te qete e te pergjegjshme Te mos provokojne e te mos provokohen ne menyre qe keto manifestime te mos kthehen ne shfaqje te re te dhunes tha zoti Lajcak.

Misioni i tij i dyte ne Tirane ishte te nxiste palet drejt dialogut. 21 janari ishte nje ngjarje tragjike dhe emocionet jane akoma te larta u shpreh ai duke ju referuar klimes se nxehte politike. Duhet evituar dhuna dhe retorika nxitese duhet respekt i plote per sundimin e ligjit dhe institucionet eshte shprehur Lajcak.

Sipas tij formula e zgjidhjes do te ishte qe nga njera ane prokuroria te lejohet te beje punen e saj dhe te zhvilloje hetime te balancuara e gjitheperfshirese te clat ne perfundim te cojne perpara drejtesise pergjegjesit e gjithe asaj qe ndodhi dhe nga ana tjeter klasa politike te angazhohet ne nje dialog per organizimin sipas standarteve nderkombetare te zgjedhjeve lokale te 8 majit e te perqendrohet ne axhenden europiane te vendit.

I derguari i Bashkimit Europian u shpreh se me gjithe shqetesimin per gjendjen ka shprese se kjo krize mund te kthehet ne nje fillim te ri per te ardhmen e Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›