Fuqizimi ushtarak i Kines shqetesim per vendet fqinje

Fuqizimi ushtarak i Kines i ka bere disa nga vendet fqinje te shqetesohen per sigurine e Azise Lindore ne te ardhmen. Kohet e fundit Japonia beri ndryshime te rendesishme ne fushen e mbrojtjes si reagim ndaj fuqizimit te Kines.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts ne fillim te janarit theksoi rendesine e aleances mes SHBA dhe Japonise per sigurine e Azise. Zoti Gejts lavderoi vendimin e Japonise ne dhjetor per ti orjentuar burimet ushtarake nga veriu afer Rusise tek ishujt jugperendimore dhe me prane Kines.
Dhe ai theksoi se pa aleancen 6 dekadeshe per sigurine mes SHBA dhe Japonise Kina mund te perbente me teper kercenim ndaj vendeve fqinje.
Muajin e kaluar Kina zhvilloi nje prove me avionin e pare te padallueshem nga radaret. Disa analiste perendimore te mbrojtjes thone se Kina po ashtu po pergatitet te dislokoje nje rakete te re e cila mund te godase nje avion amerikan pertej territorit kinez.
Tsuneo Akaha eshte drejtor i Qendres se Studimeve per Azine Lindore ne Institutin Montere te Studimeve Nderkombetare ne Kaliforni. Ai thote se orjentimi i ri ne mbrojtjen e Japonise lidhet pikerisht me keto shqetesime.
Arsyeja me e rendesishme eshte zgjerimi i ushtrise kineze vecanerisht fuqizimi i aftesive detare dhe po ashtu ndertimi i nje avioni te ri te padallueshem nga radaret. Gjithashtu planet kineze per te prodhuar me teper nendetese te cilat do ta lejonin Kinen te shtrinte rrezen e fuqise se vet ne distanca me te largeta.
Tensionet mes Tokios dhe Pekinit u shtuan ne shtator kur nje anije kineze u perplas me nje skaf japonez patrullimi prane ishujve te debatueshem qe njihen si Senkaku apo Diayu.
Megjithese SHBA nuk jane te prekura drejtperdrejt nga cdo mosmarreveshje territoriale e Kines ne Paqesor ato jane shume te perfshira per krijimin e nje klime te sigurte ne Azi.
Amerika thone se kane interesa kombetare tek liria e lundrimit ne keto ujera. Studjuesi Akaha thote se SHBA kane grumbulluar se bashku vende te rendesishme aleate si dhe vende me te vogla te Azise Juglindore per te krijuar nje grupim si balance ndaj fuqizimit ushtarak te Kines.
Ma Zhenggang Drejtor i Agjencise kineze per Kontrollin e Armeve dhe armatimin thote se Kina nuk do qe te kete konflikt me Ameriken. Ai thote se SHBA po vazhdojne ta shohin Kinen si vend rival madje edhe i bejne sfide interesave kineze per harmonine prandaj dhe ka mundesi qe mund te kete nje krize te rende mes te dy vendeve. Kete gje Kina sipas tij nuk e deshiron. Ai thote se nga bashkepunimi per sigurine mes Kines dhe SHBA perfitojne te dy vendet.
Sekretari i Mbrojtjes Gejts po ashtu tha se Kina nuk eshte nje kundershtar i paevitueshem strategjik per Uashingtonin.
Ka disa vende aziatike te cilat po bejne perpjekje per tu fuqizuar per te qene te pergatitura perballe kercenimeve te mundshme dhe po i ndjekin nga afer marredheniet mes SHBA dhe Kines.
Kina pretendon se Deti i Jugut i takon asaj perfshire ishujt Spratly dhe Paracel. Por nga ana e tyre Brunei Malajzia Filipinet Taivani dhe Vietnami kane pretendime ndaj ketyre ishujve.
Ndersa vendet e Azise Juglindore kerkojne nje zgjidhje paqesore per perplasjet ne Detin e Kines se Jugut vende te vecanta e kane rritur kapacitetin e tyre detar gjate viteve te fundit.
Vietnami ka bere porosi per 6 nendetese nga Rusia Malajzia ka kerkuar nendetese nga Franca dhe Indonezia ka ne plan ta dyfishoje floten e nendeteseve.
Simon Trej kryetar i Institutit te Singaporit per ceshtje nderkombetare thote se vendet aziatike kane mendime te ndryshme lidhur me Kinen te cilat jane te komplikuara nga realiteti ekonomik.
Ne shohim me shprese nga Kina kur eshte fjala per ekonomine por jemi te shqetesuar per politiken e saj dhe sigurine Dhe ne shohim nga Amerika me shprese persa i perket krijimit te stabilitetit dhe paqes qe eshte themeli i rritjes sone ekonomike. Ashtu sikurse SHBA vendet aziatike kane lidhje ne rritje me ekonomine kineze. Kjo krijon nje dileme lidhur me ceshtjen se si duhet trajtuar fuqizimi ushtarak me nje vend qe eshte njekohesisht partneri me i madh tregtar i tyre.
Analiste te sigurise theksojne nevojen per vazhdimin e dialogut dhe shkembimeve ushtarake me Kinen per te pakesuar keqkuptimet dhe tensionet. Pekini e nderpreu dialogun ushtarak me SHBA vitin e kaluar pasi Uashingtoni ra dakord ti shese arme Taivanit nje ishull i qeverisur ne menyre demokratike per te cilin Pekini thote se duhet te ribashkohet me Kinen.
Vizita e sekretarit Gejts ne Pekin muajin e kaluar u zhvillua ne kuadrin e perpjekjeve per te rindertuar marredheniet mes te dy vendeve. Megjithate ushtria kineze ende nuk ka shprehur mbeshtetje per sugjerimin e zotit Gates qe te dy vendet te vendosin nje dialog te rregullt strategjik per ceshtje te sigurise.