Lajcak: Gjithçkagati për bisedimetKosovë-Serbi
PRISHTINE- Gjithçka është gati për fillimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në të cilin ndërmjetëson BE-ja, dhe nuk ka asnjë arsye për shtyrje. Kështu tha sot drejtori për Ballkan, Rusi dhe partneritet lindor në BE, Miroslav Lajcak.
Në një deklaratë për agjencinë sllovake të lajme TASR, Lajcak nuk ka përmendur se kur saktësisht bisedimet do të fillojnë. Sipas Lajcakut, BE-ja pret nga bisedimet vendosjen e kanalit komunikues ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe zgjidhje të shumë çështjeve, në radhë të parë të atyre që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.
Në konferencën GLOBSEC, që sot përfundoi punimet në Bratislavë të Sllovakisë, Lajcak tha se raporti për tregti me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri dhe përfshirjen eventuale të kryeministrit Hashim Thaçi në këtë tregti, është marrë seriozisht nga BE-ja, por duke respektuar parimin e pafajësisë derisa të mos dëshmohet fajësia.
“Misioni EULEX ka autorizimet tona që shumë seriozisht të hetojë ato akuza, gjë që ajo edhe po e bën”, tha ish-shefi i diplomacisë sllovake.
(m.a/tg/BalkanWeb)