Lajçak: Vizat për shqiptarët duhen hequr sa më parë

Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin dhe të heqë sa më parë vizat për Shqipërinë. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak në takim me ministrin e Jashtëm shqiptar Meta. Lajçak ka theksuar se Sllovakia vlerëson maksimalisht progresin e Shqipërisë për vizat duke nënvizuar se vendi i tij mbështet fort vendin tonë. Lajçak ka vlerësuar rolin e madh të Shqipërisë në Ballkan.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Meta tha se në vjeshtë Shqipëria do ketë ambasadë në Bratislavë.