E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizjet e ambasadorëve, Minarolli nga Greqia shkon në Austri



Vili Minarolli nuk do të jetë më ambasadori ynë në Athinë. Burime pranë ministrisë së Jashtme konfirmojnë fillimin e një sërë lëvizjesh në trupin diplomatik, pjesë e të cilave është edhe lirimi nga detyra e ambasadorit tonë në Greqi.
Ka filluar tashmë procedura për lëvizjen e Vili Minarollit nga Athina për t'u bërë ambasador i Shqipërisë në Austri.
Ndërkaq vendin e ambasadorit tonë në Greqi do ta zejë Dashnor Dervishi, i cili deri më tani ka shërbyer si ambasador në Bukuresht.
Lëvizje të tjera në trupin diplomatik pritet të përfshijne edhe Brukselin ku do të emërohet Ilir Tepelena i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit.
Ndërkohë që sot në Komisionin e Jashtëm Flamur Gashi iI cili aktualisht është drejtor për diasporën në ministrinë e Jashtme do të ketë një seancë dëgjimore për detyrën e re si ambasador në Sarajevë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›