E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak rithekson: Asnjë plan për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak ka përgënjeshtruar sërish zërat se vendi i tij po përgatit një plan të posacëm për Kosovën.

Lajcak ka theksuar se zgjidhja e cështjes së marrëdhënieve Prishtinë-Beograd duhet të arrihet brenda rajonit dhe jo jashtë tij.

“Unë e kam thënë qartë dhe e kam përgënjeshtruar këtë lajm. Kohë më parë kam qenë në Kosovë, por nuk kam paraqitur asnjë plan për të”, ka deklaruar Lajcak.

Ai ka shtuar më tej se gjatë vizitës në Kosovë ka biseduar me autoritetet lokale për samitin BE-Ballkan që do të mbahet në Sarajevë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›