Papandreu mendon të ndryshojë qeverinë

Kryeministri grek Jorgo Papandreu po shqyrton mundësinë për ndryshime në radhët e qeverisë së tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave ndryshimet mund të bëhen në qershor, pas presioneve të shumta në radhët e PASOK për realizimin e planit qeveritar për kursim të rreptë.
Gjithashtu, ka deputetë nga radhët e partisë socialiste dhe anëtarë të ekzekutivit që nuk aprovojnë grupin e zgjedhur nga Papandreu për të drejtuar Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë.
Dikasteret në fjalë drejtohen nga Jorgo Papakonstantinou dhe Luka Kaceli, të cilët mund të zëvendësohen nga eksponentë të rinj dhe më të përgatitur të PASOK.