E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lajçak takon Guterres: Në fokus zgjerimi i BE dhe Ballkani Perëndimor

PRISHTINË, 9 janar /ATSH/ Emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

Në një postim në rrjetin social X sot, Lajçak tha se biseduan për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

“Është një nder të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. E shijoja bisedën tonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe e vlerësoj shumë mendimin dhe vlerësimet e tij”, ka shkruar Lajçak në X.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›