Lajla Pernaska: Mbremjet e fshehta qe organizonim ne shtepine time Intervistoi: Albina Gjergji
Plot kujtime, nostalgji, buzeqeshje… ndjenja. Ndryshe nga sa jemi mesuar t’i shohim, me ate imazhin e “ftohte” qe percjellin nga foltoret e parlamentit edhe politikanet perjetojne emocione te forta njerezore. Qajne, qeshin, gezohen, trishtohen, argetohen… here-here kthehen edhe ne “femije”. Keto ndjesi te brishta ndodh t’i pikasesh vecanerisht kur ne nje dite me diell, me nje kafe te ngrohte perpara dhe nje bisede miqesore i kthen pas ne kohe. E cilter dhe e drejtperdrejte vjen ne rrefimin e meposhtem Lajla Pernaska, nje nga deputetet me simpatike te politikes shqiptare, e cila ndan me lexuesin e “Koha Jone” kujtimet me te bukura qe ruan nga femijeria, adoleshencen, perditshmerine e nje femre nene, bije, shoqe, deputete...
Politika eshte aftesia per te parashikuar ate qe do te ndodhe neser, javen tjeter, muajin tjeter dhe vitin tjeter dhe… te kesh aftesine qe me pas te shpjegosh pse nuk ndodhi”, thote Winston Churchill. Po per ju cfare eshte politika znj. Pernaska?
Per mua eshte njeherazi profesion dhe pasion. Besoj se vetem nje kombinim i natyrshem i ketij binomi e ben nje politikan te suksesshem!
Perfshirja ne politike, ka qene ambicie e hershme e juaja?
Ka qene thjesht nje zgjedhje e imja qe daton me zhvillimet e para demokratike ne vend dhe me fillimet e reformave te domosdoshme per sistemin e ri demokratik. Ajo qe une besoj eshte se, politiken nuk mund ta besh me zor, apo duke ta ofruar te tjeret. Bazohet thjesht ne deshiren dhe perkushtimin tend.
Sa e veshtire eshte te besh politikanen femer ne Shqiperi?
Sigurisht, ne nje kontekst te zakonshem, rruga nuk eshte e shtruar "me dafina". Per me teper kur nuk ka rregulla loje per konkurrence kapacitetesh, si per meshkujt dhe per femrat, kur eshte prezent nepotizmi, apo lobingjet brenda, apo jashte politikes, te cilat me se shumti administrohen nga meshkujt. Por tek ne eshte provuar qe shpesh dhe femrat lidere nuk jane dashamirese ndaj terheqjes se femrave te tjera politikane.
Referuar mirefilli fjales “politike-politikan”, sa e gjeni veten brenda dhe jashte saj? Sa e vertete eshte znj. Pernaska si politikane dhe si njeri?
Jo vetem ne politike, por ne cdo fushe qe jam marre deri me sot. Parimi im themelor eshte te jem vetvetja. Kjo te ndihmon te ngresh dhe profilin tend personal si politikane dhe figure publike. Ne kete lloj angazhimi, vleresimi i publikut ne teresi dhe qytetarit si votues, jane kyce per statusin e nje politikani.
Si nis nje dite e zakonshme e politikaneje?
Me degjimin e shtypit te dites ne TV, nderkohe qe pergatitesh per te dale nga shtepia.
Sa e rendesishme eshte familja per ju dhe sa kohe i dedikoheni asaj?
Absolutisht vjen mbi gjithcka. Une besoj se cdo impenjim qe ndermarrim dhe ne karriere e bejme ne sherbim dhe raport te ngushte me familjen. Padyshim kjo kerkon kohen e vet fizike dhe une perpiqem vazhdimisht te mbaj ne balancen e duhur kohen, familje-pune.
Mes politikes dhe familjes. Si arrini ta menaxhoni kohen?
Eshte ceshtje organizimi dhe menaxhimi dhe personalisht e kam zgjidhur kete problem qekur i kam hyre kesaj rruge.
Ju keni nje djale znj. Pernaska. Sa e forte eshte lidhja juaj?
Po. Une kam nje djale qe sot eshte student. Ne menyre absolute ai perben realizimin e madherishem te jetes sime, te pakrahasueshem me asgje tjeter.
Ia ploteson cdo deshire?
Padyshim, qe ne vogeli, por duke e edukuar vazhdimisht edhe nepermjet procesit te plotesimit te nevojave dhe deshirave.
Sa e vlereson faktin qe nena e tij eshte nje nder politikanet me me ndikim ne Shqiperi?
Qe ne moshe te vogel e kam marre shpesh me vete ne aktivitete, si brenda dhe jashte vendit. Ai eshte familjarizuar prej kohesh dhe ne angazhimin tim politik, duke u bere pjese e stafit tim elektoral qe i vogel. Sot, tashme i rritur, eshte bere krahu im i djathte dhe keshilltari me i rendesishem per jeten politike.
Rutina. Ndodh te bini pre e saj?
Edhe pse perpiqem, patjeter qe here-here bie pre.
Keni miq, ne kuptimin e plote te fjales, apo si politikane duhet te jeni i rezervuar ne raporte te tilla?
Si mund ta kuptonim jeten pa miq? Sigurisht qe kam, madje pa u lidhur fare kjo me politiken. Miqte e mi perbejne nje komunitet miks, duke filluar qe nga ata te femijerise, rinise, shkolles , punes, etj.. Edhe angazhimi politik te ndihmon ne zgjerimin e ndjeshem te rrethit miqesor. Qe ne fillim une kam krijuar raporte te shkelqyera me shume qytetare, votues, qe sot jane nder miqte e mi me te mire, ndonese nuk i kam njohur para ketij momenti. Mund te konfirmoj se miq te vecante mbeten ata te "vjetrit", por edhe miqte me "te rinj" perbejne nje pjese te rendesishme te thesarit tim miqesor dhe per kete them se vertete ia ka vlejtur qe i jam futur politikes!
Po armiq?
S'me pelqen termi "armiq". Perpiqem t’i mbaj larg vetes. Sigurisht nuk mund t'i duam e te na duan njesoj ata qe na rrethojne. Sidomos kur je person publik, ka mjaft njerez qe e pelqejne profilin tend, ka te tjere qe mund te mos e pelqejne. Kjo eshte relative. Por edhe ata qe mund te mos e pelqejne personazhin tim, une do perpiqesha te kuptoja arsyet, pa i paragjykuar. Por ne fund te fundit, nena ime kishte nje shprehje “sjellja e zbukuron njeriun dhe secili per vete e ka”!
Kujt i druheni me shume, miqve apo armiqve?
S'ka te beje me ceshtje droje. Une thjesht perpiqem te jap me te miren time, por sigurisht duke pritur pak a shume te njejten gje nga te tjeret. Per mua marredhenia njerezore eshte dhe duhet te jete reciproke!
Ku preferoni t'i kaloni zakonisht pushimet, jashte shtetit, apo ne Shqiperi?
Ka vite qe i kaloj ne Shqiperi me rreth familjar dhe shoqeror.
Jeta artistike ne vend, sa i frekuenton kinemate, teatrin?
Here pas here, por jo sa duhet.
FEMIJERIA
Si e kujtoni?
Plot kujtime, plot nostalgji, plot ndjenja dhe kenaqesi. Kam perjetuar nje femijeri te mrekullueshme, fale fatit qe linda dhe u rrita ne nje familje te madhe, me standard te larte jetese, ku nuk me ka munguar praktikisht asgje. Edhe shoqeria ime e moshes, mblidhej gjithnje ne shtepine time per festa, ditelindje, lojera te ndryshme. Pale kur loznim “nuse dajesh” dhe visheshim me fustane nusesh, apo rroba te gjata. Kjo fale faktit qe im gjysh stilist-rrobaqepes dhe nena ime, dispononin garderobe mjaft te pasur, te cilen sigurisht dhe une e kam shijuar qe e vogel.
Keni qene femije i mbare, i “prape”, i ndrojtur?
Femije i mbare, por qe s'rrija nje sekonde pa levizur. I mbare, ne kuptimin e sjelljes ne shtepi ku kisha krijuar boten time te lojerave dhe librave (fale dhe hapesirave ne shtepi). Ne shkolle kam qene absolute ne kuptimin e vertete te fjales. Mesimi vinte mbi gjithcka dhe rezultatet ishin maksimale. Madje merrja ne patronazh per mesime edhe shoqe e shoke. E prape, ne kuptimin qe kam qene femije mjaft i shkathet dhe mjaft kurioz. Shtepia me oborr dhe bahce (si nga ana e babait dhe e nenes) ishte nje avantazh i madh per mua. Hip e zbrit ne lloj-lloj pemesh, deri ne tarrace e cati, vrapo e luaj cep me cep . Kujtimet jane pa fund.
Aventura me e bukur / e rrezikshme e asaj moshe?
Nuk mund te vecoj nje moment te tille. Te rrezikshme ishin ngjitjet ne mure e tarrace per te mbledhur fruta, apo lule, apo dhe per t’u fshehur kur loznim kukafshehtas.
Po adoleshenca?
Ka kaluar qete, me shume deshira, ambicie. Ishte nje adoleshence e vecante, me hovin dhe furine e moshes, por e formatuar ne kornizen-format te ideologjise komuniste ne fuqi. Kjo do te thote konkretisht qe shperthimet energjike te adoleshentit, ishin tejet te kontrolluara e kufizuara. Dhe deshirat e endrrat ishin te tilla ne nje sistem diktature. Por edhe brenda kornizes format ne kemi realizuar mjaft deshira tonat. Une kam qene ne gjimnazin “Ismail Qemali”, nje nga me te miret ne Tirane, pra jam nje “ish-Ismailse” me nje shoqeri te mrekullueshme, por edhe mesues fantastike. Shume energji na ka marre puna vullnetare, zboret, aksionet, spartakiadat sportive, por edhe jemi defryer mjaft, ne kontekstin e hapur te gallatave ne shkolle e jashte saj, por dhe klandestince me mbremjet e fshehta, zakonisht tek shtepia ime edhe per arsye te nje arshive muzikore mjaft te pasur. Adoleshenca ime eshte rrethuar me kompozimet e mrekullueshme te “Beatles”, Celentano, ABBA. Bee Gees, Demis Russos, Alan Sorrenti, Eagles, Santo di California, Bonny M, Giani Morandi, Massimo Ranieri, Hulio Iglesias, Umberto Tozzi, etj.. Edhe ato mbremjet klandestine kishin lezetin e vet. Lidhur me familjen, adoleshenca ime perkthehet ne femijen model, qe i dha dhe nje kenaqesi te vecante, duke fituar Medaljen e Arte, pas kryerjes se studimeve ne gjimnaz.
Pas ’90-es. Kujtimet qe ju lidhin fort me kete periudhe?
Vitet e permbysjes se madhe te diktatures perbejne permbushjen e nje endrre madhore per mua dhe brezin tim, qe per shume kohe quhej e pamundur. Familjarisht e kemi pritur me nje deshire te jashtezakonshme ndryshimin e sistemit, e mbeshtetem me cdo mundesi ate, qe nga Levizja Studentore (per me teper shtepite tona ndodhen prane Qytetit “Studenti”), krijimin e Partise Demokratike, duke u perfshire ne aspekte te ndryshme ne levizjen e fuqishme te asaj kohe. Per ne ishte rilindja e madhe, ashtu si per gjithe Shqiperine. Une kam qene me studime ne Paris, France, per Mjekesi dhe ne vitin 1995 u ktheva perfundimisht. Vendosa per t'u kthyer ne vendin tim, se pari per te qene prane familjes dhe miqve te mi, por edhe per te dhene nje kontribut sado modest ne valen e forte te reformave te atyre viteve. Fillova pune si Keshilltare ne Ministrine e Shendetesise, duke bere nje zgjedhje aspak te lehte per t'u shkeputur nga klinika dhe per te punuar ne administrate. Deri ne ate kohe kisha investuar mjaft ne fushen klinike, Pediatri. Kam punuar ne Spitalin Pediatrik ne Tirane dhe pastaj ne spitalet nga me te mira te Parisit (Necker dhe Saint Vincent de Paul). Por vendimi qe mora me kthimin ne Tirane per te punuar ne administrate dhe politike-berje, ndryshoi dhe rrjedhen e studimeve te mia dhe kreva diplomimin ne Universitetin Henry Poincare te Frances, per Shendet Publik dhe politika shendetesore. Eksperienca me reformat ne Ministrine e Shendetesise (1995-1997), pasuroi mjaft currikulen time ne politike-berje, duke me shtyre me tej per t'u perfshire ne jeten politike ne vend. Madje u angazhova akoma me shume ne PD, pas ngjarjeve te vitit 1997, kur nje pjese e mire edhe e atyre qe ishin, u larguan. Ky lloj angazhimi sigurisht ka marre shume energji dhe kohen time. Kemi kaluar mjaft periudha e momente te veshtira gjate opozites se atyre viteve, te cilat nuk do t'i harroj kurre. Fitorja e vitit 2005 ishte dhe per mua, kurorezim i perpjekjeve dhe realizim i objektivave te se Djathtes ne Shqiperi.
Raporti me moden
C'eshte moda per ju znj. Pernaska?
Trashegimi e familjes, pasion, realitet. Im gjysh, Jonuz Korca Pernaska ka nisur aktivitetin e tij te modes ne Tirane qe prej vitit 1924 dhe ka hapur ateliene e pare te modes ne Tirane ne vitin 1930, me veshje luksoze dhe mjaft moderne per kohen.
Sa e ndiqni?
E ndjek ne menyren time te natyrshme, pa u bere rob i saj. Me pelqen te ndjek moden, duke e pershtatur me stilin dhe natyren time. Shpesh stiloj dhe vete.
Shpenzoni shume per look-un?
Jo, shpenzimet me pelqejne t'i bej te kujdesshme dhe aty ku duhet.
Po ju fiksua dicka e blini me cdo kusht, apo nuk jeni natyre qe ju ngel merak dicka?
Per blerje preferoj periudhat e uljeve qe ne Europe jane te mire programuara. Sigurisht nuk i le gje manget vetes, por ne menyre racionale, jo me budallallek.
Klasike, apo sport?
Miks, te nderthurura te dyja, pershtatur me karakterin dhe natyren time.
Nese nuk do te ishit politikane, ku do te ndjeheshit me komod, ne veshjet sport apo klasike?
Une edhe ne politike e perdor mjaft veshjen sport. Nuk me pelqejne veshjet formale vetem me costume. Perdor mjat dhe fustanet, mantelet, pantallonat me kemisha etj.. Per mua si ne politike, apo jashte saj, asgje nuk eshte e ndare. Sportivja eshte e paperseritshme dhe duhet ditur t'ia pershtatesh me lezet dhe formalitetit te politikes. Klasikja po ashtu eshte mjaft e vecante. Une ndjehem me komod me nderthurjen e te dyjave.
Raporti me median
Opinioni juaj per shtypin shqiptar ne pergjithesi?
Shtypi shqiptar ka realizuar nje “boom” ne zhvillimet e tij. E vleresoj faktin e larmise dhe shumellojshmerise se shtypit ne treg.
Sa larg eshte shtypi shqiptar nga ai i huaj sipas jush dhe ku calon?
Une besoj se, ndonese me nje sfond me afatshkurter dhe realitet here-here me te veshtire, shtypi shqiptar ka perballuar mjaft sfida dhe ka arritur standarde te kenaqshme.
Sa te politizuar e shikoni shtypin shqiptar?
Politizimi mbetet prezent dhe duket se eshte ende i ndjeshem. Por besoj se do kohen e vet edhe ky lloj standardi. Madje, ai eshte dhe reflektim i mentalitetit te shoqerise.
Media roze, opinioni juaj per te?
Eshte pozitive qe u be pjese e shtypit shqiptar, pasi ishte ngarkuar mjaft vetem me pjesen politike dhe sociale. Por edhe per kete lloj medie eshte i rendesishem faktori mase, per te ruajtur efektin e tij pozitiv.
U trembeni thashethemeve (te gazetareve)?
Me gazetaret perpiqem te kem marredhenie korrekte. Besoj ne profesionalizmin e tyre.
Shfaqja/ Vepra “Rituali i jetes”, shfaqet sot premiere ne Maqedoni