E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajm i Fundit/ Shpërthim me lënde plasëse në Vorë

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vorë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku në derën e banesës së shtetasit F. Sh. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme të lehta materiale dhe nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

“Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”- njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›