Lajm i ri për Messin

Lionel Messi është shfaqur në Facebook për të njoftuar fansat e tij se nuk do të jetë 3 javë jashtë fushave. Lojtari më i mirë në botë ka bërë analizat mjekësore sipas të cilave ai do të jetë jashtë fushave maksimumi 10 ditë.
Superylli botëror do të humbas ndeshjen me Majorkën në La Liga ndërsa stafi mjekësor do të bëj të pamundurën për të rikthyer atë në skuadër edhe në ndeshjen kthyese ndaj PSG.
"Unë do të kthehem së shpejti. Nuk ishte lëndim i rëndë ashtu siq u mendua. Ju falënderoj për përkrahje, do të shihemi në fushë së shpejti" shkroj Messi në faqen e tij personale./Indeksonline/