Pas dënimit të sulmuesit, Tatlises me videoklip

Këngëtari turk Ibrahim Tatlises, do të publikojë së shpejti një videoklip të ri, njoftojnë mediat turke.
Ky lajm pason vendimin e se premtes se një gjykate të Stambollit qe ka dënuar një nga të dyshuarit e akuzuar për sulm ndaj këngëtarit me 36 vite e gjashtë muaj burg. Uçmak Abdullah, një nga dymbëdhjetë të përndjekurit në gjyq, u gjet fajtor për tentativë për vrasje, duke kërcënuar dhe duke shkaktuar dëmtim dhe për pjesëmarrje në një organizate kriminale.
Sulmuesit qëlluan mbi Tatlises me armë zjarri në sulmin më 14 mars 2011, ndërsa ai ishte duke lënë një studio televizive, duke e plagosur atë në kokë.
Sulmi la këngëtarin e famshëm rëndë të plagosur, duke i shkaktuar dëmtim në kokë që ndaloi atë nga të kënduarit për nje kohë. Ai kaloi disa muaj në spitale në Gjermani, ndërsa ana e majtë e trupit të tij është e paralizuar.
Tatlises u kthye në skenë pranverën e kaluar, pas një periudhe të gjatë të rimëkëmbjes. /Indeksonline/