Lajm i trishtë, ndahet nga jeta Saimir Demi

Një lajm i trishtë godet botën e sportit dhe atë të gazetarisë sportive në veçanti. Është ndarë nga jeta gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. 57-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk arriti që të fitonte këtë betejë.
RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të.
RTSH Sport humbi sot një nga njerëzit e saj më të rëndësishëm, që ka dhënë një kontribut të çmuar në gazetarinë sportive në vend. Redaksia e RTSH Sport i shpreh ngushëllimet familjes Demi për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur.