E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmet me te lexuara ne 10 vitet e fundit

Sipas listës së përpiluar pas analizimit të mijëra gazetave, mediave elektronike dhe atyre të internetit, në krye nuk gjendet as "lufta në Irak" e as "sulmet e 11 shtatorit", por lajmi më i lexuar në 10 vitet e fundit është "Ngritja e Kinës".

Presidenti i kompanisë, Paul JJ Payack, theksoi se rezultati nuk ishte surprizë, pasi "Kina po ndryshon rregullin botëror, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme e 10 viteve të fundit".

Ja lista e lajmeve më të lexuara të 10 viteve të fundit:

1- Ngritja e Kinës
2- Lufta në Irak
3- Sulmet e 11 Shtatorit
4- Lufta kundër terrorit
5- Vdekja e Michael Jackson-it
6- Zgjedhja e Obama-s president
7- Stanjacioni (amullia) ekonomik
8- Uragani Katrina
9- Pushtimi i Afganistanit
10- Kriza financiare
11- Olimpiada e Pekinit
12- Tsunami ne Azinë Jugore
13- Lufta kundër Talibanit
14- Vdekja e Papa Gjon Palit të II-të
15- Osama Bin Laden

(albeu)

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›