E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Dhjetori,Berisha: Bllokmenët e rinj s´ndalin integrimin

Në fjalin e rastit, kryeministri, Sali Berisha tha se më 1990 ishim vendi më i izoluar në Evropë, ndërsa sot vendi ynë ka përparuar.

"8 Dhjetori nuk është vetëm dita e kurajos, lirisë dhe guximit, por është edhe dita e rilindjes së shpresës së njerëzve të pashpresë. E shpresës që buronte nga shpirti dhe zemra tona, shpresa që rilindi tek Zoti, tek e ardhja dhe tek Shqipëria”, tha ndër të tjerash Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se integrimin e vendit nuk do të mund ta ndalojnë bllokmenët e rinj. “Hedhurinat e së shkurës së bllokut të ri nuk do të ndalin kurrë hapin tonë drejt të ardhmes”, u shpreh ai.

Më tej kreu i qeverisë ka radhitur edhe sukseset e qeverisë së tij për gjatë viteve të fundit, duke përmendur integrimin në NATO. Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh se është goditur korrupsioni dhe krimi i organizuar.

 “Së shpejti do të thyejmë kufijtë e do të lëvizim pa viza drejt Evropës”, tha kreu i Partisë Demokratike. Berisha ka shpallur 8 Dhjetorin, si Festë Kombëtare, duke iu bashkëngjitur kështu festave të tjera.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›