Lala gati per nje fanelle titullari

Mesfushori shqiptar eshte rikuperuar pothuajse plotesisht nga operacioni ne gjurin e majte dhe tashme shpreson qe te aktivizohet. Me te drejte kapiteni i Kombetares shqiptare e pret me padurim kete shans ai nuk luan prej tete muajsh nga minuta e pare ne nje ndeshje te elites se futbollit gjerman ishte 6 marsi i vitit 2010 ku u zevendesua pas 64 minutave ne sfiden e fituar 2-1 ne fushen e Frajburgut.
Per nje lojtar si Lala i cili ne total numeron 280 ndeshje me fanellen e Hanoverit ne Bundesligen I dhe II ku gjate ketyre 12 sezoneve te fundit nuk eshte kursyer ne asnje duel pavaresisht kundershtarit qe kishte perballe dy vitet e fundit kane qene mjaft te veshtira. Momentet e veshtira per kavajasin nisen me operacionin per hernie diskale me pas gjate veres ai pesoi nje demtim ne tendine ndersa ne muajt e pare te vitit 2010 u operua ne gjurin e majte per shkak te nje demtimi ne ligamente. Nje beteje e vertete jo vetem me problemet fizike por edhe me kohen qe nuk ishte ne anen e tij. Gjithsesi Lala nuk eshte dorezuar e tashme ia ka dale serish mbane.
Mesfushori qe pas afro dy javesh do te festoje 35-vjetorin e lindjes duket se eshte rikthyer ne formen optimale. Ai stervitet normalisht prej disa javesh nderkohe qe ka testuar gjurin edhe ne dy ndeshje me ekipin e dyte te Hanoverit i cili militon ne ligat rajonale.
Ndihem mjaft mire. Gjendja fizike eshte optimale dy ndeshjet qe kam zhvilluar me ekipin e dyte me kane sherbyer per te kontrolluar gjendjen time deklaroi lojtari. Trajneri Slomka eshte shprehur se Lala eshte ne rruge te mbare per rikuperimin dhe per tu bashkuar me skuadren. Ne anen tjeter kuqeziu shpreson te jete titullar si mesfushor difensiv te dielen kunder Dortmundit per te zevendesuar te pezulluarin Shmiedebash megjithate ai do te ishte i kenaqur edhe me nje aktivizim te pjesshem perballe kryesuesve te kampionatit gjerman.