E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laska shembulli i Disiplines

Me dore te hekurt. Kjo duket se ka qene motoja e Komisionit te Disiplines i mbledhur ne oret e vona te se merkures per te analizuar problemet e javes se fundit futbollistike ku per te thene te vertete nuk mungonin rastet e dhunes apo parregullsite e tjera.

Incidenti ne ndeshjen mes Lacit dhe Skenderbeut ku presidenti i lacianeve Pashk Laska dhunoi futbollistin maqedonas te korcareve Borce Ristovski i ka kushtuar shtrenjte drejtuesit te larte te skuadres se Stavri Nica. Komisioni i Disiplines e ka pezulluar Lasken per goditje te kundershtarit ne ambientet e stadiumit per nente ndeshje ndalim te hyrjes ne stadium dhe me nje gjobe prej 1 milion lekesh te vjetra.

Incidenti

Ja cfare ndodhi ne te vertete ne ndeshjen Laci-Skenderbeu te fituar 1-0 nga miqte. Gjithcka eshte shkruar edhe ne raportin e delegatit te ndeshjes Maci i cili mesohet se ka qene i vetmi deshmitar i pranishem ne momentin e incidentit duke qene shume prane dhe me sa duket ka pare gjithcka.

Ne kete raport thuhej se pas perfundimit te takimit futbollisti Ristovski ishte i fundit qe hyri per ne pjesen e brendshme te stadiumit drejt dhomave te zhveshjes. Ai i gezuar edhe nga fitorja ka share ne shqip lacianet lsquoju q.. motren cka ka shkaktuar edhe reagimin e presidentit te Lacit i cili i provokuar nga sharjet e ka goditur menjehere me grusht ne stomak dhe Ristovski ra perdhe.

Pranimi

Vetem pak dite pas ndeshjes kur dhe ndodhi incidenti presidenti i klubit te Lacit Laska ka pranuar se ka goditur futbollistin maqedonas te Skenderbeut Ristovski ne perfundim te ndeshjes se te shtunes. Kete e ka bere ne nje takim te zhvilluar ne Federaten Shqiptare te Futbollit se bashku me presidentin e saj Armand Duka. Laska nuk ka mohuar asgje por sipas tij kjo ka ardhur nga nje fyerje e rende e bere nga maqedonasi. Kjo ua ka lehtesuar pak me shume punen anetareve te Disiplines ne lidhje me vertetesine e ngjarjes. Por ndeshkimi i tij duket se eshte shfrytezuar nga komisioni si nje shembull ndaj dhunes ne fushat e futbollit.

Reagimi

Menjehere pas daljes se vendimit te Komisionit te Disiplines i eshte kerkuar nje prononcim ne lidhje me pezullimin e gjate Laskes. Por ai ka reaguar qetesisht duke nenkuptuar se e pranon vendimin e Disiplines por me nje ankese qe gjithsesi nuk e ndryshon me rrjedhen e asaj qe ka ndodhur. Nuk do ta apeloj vendimin per 9 jave pezullim dhe 100 mije leke te reja gjobe eshte shprehur Laskaj i cili duket se e kishte parandier kete gje. Te behet cte behet... Por mendoj se nuk duhet te me kishin ndeshkuar vetem mua. Lojtari i Skenderbeut ishte ai i cili me te sharat e tij provokoi reagimin tim ndaj duhej ndeshkuar edhe ai shtoi Laskaj. Nje tjeter vendim i Disiplines ne lidhje me ndodhite ne Kategorine Superiore ka shkuar edhe per Renaldo Kalarin lojtarin e Kastriotit i cili per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes denohet me 4 ndeshje pezullim dhe 100.000 leke te reja gjobe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›