E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala nuk dorezohet Luaj edhe nje vit

Pesha e viteve ne supe nuk e kane renduar. Demtimet e shumta te ketyre dy viteve te fundit nuk ia kane hequr pasionin dhe deshiren.

Altin Lala shfaqet luftarak edhe tashme qe qendron prej muajsh jashte fushes ashtu si te gjithe e njohin ne katerkembeshin e gjelber. Kapiteni i Kombetares shqiptare nuk ka ndermend te dorezohet. Me vullnet po punon te rehabilitohet pas demtimeve te shumta.

Edhe pse kontrata e mesfushorit shqiptar me Hanoverin perfundon gjate veres se ardhshme ai shpreson te luaje ende me ekipin e Bundesliges gjermane tek i cili e kaloi pjesen me te madhe te karrieres. Pas nje muaji Lala feston 35-vjetorin e lindjes.

Te shohim nese do te jem ne gjendje te luaj serish. E rendesishme eshte qe te jem mire me shendet te arrij te zhvilloj paraqitje te mira dhe me pas te mendoj se mund te luaj edhe nje vit. Pas 3-4 javesh besoj se do te kthehem serish ne formen optimale dhe shpresoj te luaj perseri deklaroi kavajasi ne nje interviste per televizionin zyrtar te Hanoverit 96TV. Shqiptari nenvijezon se asnjehere nuk eshte penduar qe zgjodhi te behej futbollist Ky eshte viti im i 13 te Hanoveri dhe jam i lumtur qe jam bere futbollist. Ky mbetet pasioni im. Tifozet e skuadres shpresojne qe mesfushori te rikthehet sa me shpejt per te ndihmuar ekipin ndersa Lala premton se do te jape kontributin e tij. Numri 14 shpresonte te ndihmonte Kombetaren te pakten ne sfiden kualifikuese me Bjellorusine por nuk arriti te rikuperohej ne kohe. Gjithsesi ai e shfrytezoi pushimin 2-javor per ndeshjet e perfaqesueseve europiane per tu stervitur me intensitet. Ai eshte aktivizuar ne nje ndeshje miqesore ku eshte pershendetur nga tifozet te cilet presin me padurim te rikthehet. Aktualisht Hanoveri ndodhet ne vendin e gjashte ne Bundeslige. Nje surprize kur kujton problemet e sezonit te kaluar por jo sipas Altin Lales. Ai thekson se e priste qe dicka e tille te ndodhte. Te gjithe kane punuar mire trajneri stafi teknik dhe futbollistet te cilet kane luftuar dhe kane dhene zemren ne fushe. I kemi merituar fitoret tha Lala.

34-vjecari foli edhe per ecurine e Kombetares shqiptare ne Grupin D kualifikues te Euro 2012. Ai mendon se kuqezinjte kane shansin te rifuten ne rrugen e duhur ne perballjen e marsit 2011 me Bjellorusine Kualifikimi Eumlshte i veshtire. Kemi pasur disa demtime dhe jemi ndalur nga Bjellorusia ku humbem. Por ndeshja e ardhshme qe zhvillohet ne Shqiperi kunder bjelloruseve mund te na jape serish shpresa. Qellimi eshte qe edhe kapiteni ta ndihmoje perfaqesuesen ndersa rekordi i perfaqesimeve me fanellen kuqezi ka 71 ndeshje nuk eshte prioritet. Rekordi nuk eshte objektiv i imi sepse kam menduar qe te largohesha prej kohesh por presidenti dhe Federata me binden te vazhdoja. Mbi te gjitha synoj qe te ndihmoj vendin tim. Eumlshte gjithmone kenaqesi te luaj per Shqiperine perfundoi Lala.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›