Ferguson Rooney kerkon te largohet

Trajneri i Manchester United Sir Alex Ferguson deklaroi se nuk ka pasur asnje mosmarreveshje me sulmuesin Rooney por pranoi se eshte e vertete qe anglezi kerkon te largohet.
Nuk e kuptoj arsyen e kesaj deshire theksoi Ferguson ne konferencen e shtypit para ndeshjes se Liges se Kampioneve qe Manchester United do te luaje neser ne Turqi ndaj Bursasporit.
Trajneri skocez edhe pse nuk e ka perdorur si titullar sulmuesin anglez ne tre ndeshjet e fundit mbetet optimist se Rooney do ndryshoje mendim dhe do qendroje ne Old Trafford.