Lamallari shpall “non grata” Igballe Hudutin, ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vjet

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” të shtetases Igballe Huduti.
Sipas vendimit, ndaj Hudutit është vendosur masa e ndalimit të hyrjes në territorin shqiptar për një periudhë 15-vjeçare.
Në argumentimin e autoriteteve, veprimtaria e saj vlerësohet si një kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe për rendin dhe sigurinë publike.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme lidhur me arsyet konkrete që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi administrativ.
Shpallja “person i padëshiruar” është një masë që autoritetet shqiptare mund ta zbatojnë ndaj shtetasve të huaj kur vlerësohet se veprimtaria e tyre cenon interesat e sigurisë kombëtare, rendin publik apo interesat e Republikës së Shqipërisë.
Pritet që në vijim institucionet përgjegjëse të japin informacion shtesë mbi bazën ligjore dhe rrethanat që çuan në marrjen e këtij vendimi.