Lame: Kërdia e territorit vijon mbi zonat publike, pas shtatorit kthehen mbrapsht
TIRANË- Artan Lame në emër të qeverisë së re ka denoncuar edhe sot, atë që ai e quajti kërdi mbi zonat publike. Sipas tij, vazhdojnë të jepen vendime abuzive për ndërtime në zona të mbrojtura dhe parqe kombëtare.
“Me gjithë paralajmërimet e bëra prej nesh, kërdia e territorit mbi zonat publike po vazhdon. Muajt e fundit ka një dyndje të vendimmarrjeve abuzive në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare. Kështu po ndërhyhet me vendimmarrje në Parkun e Dajtit, në Zonën e Rrushkullit, në zonën e Mbrojtur të Vjosës, etj. Pikërisht këto ditë, me urgjencën e hajdutëve të ditës së fundit, po përgatitet tjetërsimi i një sipërfaqeje rreth 600 ha, që aktualisht i përket peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë. Për këtë po veprohet me urgjencë nga Ministria e Mjedisit, për tjetërsimin e statusit të kësaj zone, për t’i hapur rrugë më pas ndërtimeve brenda saj.
Lame shtoi më tej se, “Sipas raporteve ndërkombëtare, Shqipëria ka detyrimin që deri në vitin 2020 duhet të arrijë rreth 17-18% të sipërfaqes totale në zona të mbrojtura. Aktualisht, qoftë edhe në letër, jemi shumë larg këtij niveli, ndërsa me këto veprime të papërgjegjshme, jo vetëm që kjo sipërfaqe nuk do te arrihet, por përkundrazi do të zvogëlohet edhe më tej.Nga ana tjetër, pjesë e këtij mekanizmi pervers po bëhet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila pasi në 8 vjet ja futi me gjumë, tani në dy javët e fundit të gushtit u kujtua të vërë drejtësinë në vend, duke shpërndarë qindrat e hektarëve si pa të keq”.
“Ju bëjmë sërish thirrje gjithë këtyre pushtetmbajtësish kalimtarë, që të mos vazhdojnë me vendimmarrje të tilla abuzive, të cilat shtatori do t’i shohë të gjitha të kthyera mbrapsht”, përfundoi deklarata e tij.
(m.a/BalkanWeb)