E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lame Piramida i pritshemvendimi per rrezimin e PS

Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrezimin e kerkeses se PS per pezullimin e ligjit per shembjen e Piramides. Nderkohe ka reaguar perfaqesuesi i socialisteve Artan Lame ne nje interviste per gazeten shqiptarja.com shprehet se ishte i pritshem vendimi kunder per pezullimin por qe shpreson ne nje vendim perfundimtar pozitiv.

Kur eshte marre ne mbrojtje QNK nga shteti
Ne vitin 2000 gjate qeverise socialiste aksi i bulevardit Deshmoret e Kombit deri te stacioni i trenit u be asambel monument kulture. Kurse ne vitin 2007 godina te vecanta te ketij ansambli perfshire piramiden u shpallen monumente kulture vec e vec. Tre vjet me vone ne vitin 2010 godines iu hoq ky status. Godina o eshte o seshte o i ka o si ka vlerat.

Kur mund te ndryshoje statusi i nje monumenti kulture
Ne rastin e fatkeqesive natyrore te shembjes ose te djegies se objekteve me vlera te trashegimise kulturore kur nuk vendoset kryerja e rikonstruksionit mbi truallin e mbetur ose mbi pasurine rrenoje lejohet ndertimi vetem ne siperfaqen dhe vellimin e meparshem duke respektuar kategorine dhe llojin e monumentit te demtuar thuhet ne ligj. Do te ishte absurde qe nje ligj i bere per te mbrojtur Trashegimine Kulturore te perdoret tani per te denuar me vdekje nje objekt te kesaj trashegimie.

Ka pasur dhe reagime nderkombetare pervec shoqerise civile
Opinioni i specializuar nderkombetar eshte mobilizuar duke patur prononcime nga ana e UNESCO-s e Getty Institute e ICOMOS-it Organizata Article 19 etj. me persona konkrete dhe drejtues te shquar te ne nivel boteror. Kemi edhe prononcimet e Komisionerit te BE-se per Zgjerim Fyle dhe te derguarit te posacem te BE-se per Shqiperine Lajcak te cilet me letra te vecanta i jane pergjigjur shqetesimit te shoqerise civile per kete ceshtje.

Por Gjykata Kushtetuese mori nje vendim te shpejte duke rrezuar kerkesen per pezullim te ligjit per Piramiden
Gjykata Kushtetuese e ka marre nje vendim per kete ceshtje kohe me pare pas ankeses se bashkise se Tiranes. Keshtu qe vendimi per rrezimin e kerkeses sone per pezullimin e ligjit ishte i pritshem. Pasi dhe Bashkia e Tiranes te njejten gje kerkoi si ne per pezullimin dhe Gjykata Kushtetuese nuk kishte si te mbante dy qendrime per te njejten kerkese apo ceshtje. Ne kemi objeksionet tona per pezullimin por shpresojme se vendimi perfundimtar i Gjykates te konkludoje ne anulimin e ketij ligji.

Shpresoni per nje vendim perfundimtar ne favor te kerkeses suaj
Ne mendojme se anullimi i ligjit per prishjen e Qendres Nderkombetare te Kultures eshte vendimi me i drejte qe do te ishte dhe vendimi me i drejte per vete vlerat qe permban ky objekt. Juridikisht eshte shume e veshtire qe te hidhet poshte nje kerkese e e tille e cila eshte e arsyetuar dhe e mbeshtetur ne te gjithe bazen e duhur ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›