E Diel, 1 Nëntor 2026

Lame kritik me Presidentin, Akademinë e Kulturën: S’kujtuan Republikën

Artan Lame, i cili njihet për pasionin e tij për “të vjetrat” ka blerë sot një pasaportë të përdorur nga shtetasit shqiptar në 1926.

Por, ndërsa bën shënimin e vet në facebook, hedh një lumë kritikash ndaj disa institucioneve të shtetit shqiptar, që nuk kujtuan në 21 janar të këtij viti, 90 vjetorin e republikës. “Shteti i sotëm shqiptar është trashëgimtar direct i asaj Republike të parë, ndaj qoftë dhe vetëm për kaq, duhej t’a kishte përkujtuar datën 21 janar. Ej, ju të gjithë, punë-shumët me pushtet, institucione, që nga Presidenca e Republikës, Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës, Instituti i Historisë, Qendra e Albanologjisë e ku di unë kush tjetër…Po një minimum përkujtimi për Republikën që me lindjen e saj 90 vjet më parë ju siguroi juve karriget 90 vite më pas, mund t’a kishit bërë, apo jo. Dhe rreshtova këtu vetëm ata që e kanë për detyrë direkte që të kishin bërë diçka! Ndjesë Republika ime” shkruan Artan Lame.

Ai më pas bën një panoramë historike që nga krijimi i republikës së parë e deri në ditët e sotme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›