E Diel, 1 Nëntor 2026

La Liga, vetëm 45 milionë Euro për transferimin e 34 lojtarëve në merkato

Kriza ekonomike reflektohet domosdoshmërisht edhe në futboll. Ekipet e La Ligës në Spanje kanë harxhuar shumë pak gjatë periudhës së merkatos dimërore për transferimin e futbollistëve të rinj.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, skuadrat e La Ligës, gjatë periudhës së transfertave dimërore kanë harxhuar vetëm 45 milionë Euro për transferimin e 34 lojtarëve.

Ky thuhet të jetë shpenzimi më i vogël në gjashtë sezonet e fundit. Lojtari më i shtrenjtë ishte Enzo Perez, i cili për 25 milionë Euro iu bashkua skuadrës së Valencias ku aktivizohet dhe shqiptari Shkodran Mustafi.

Pas Perezit, renditet përforcimi i Real Madridit, Lucas Silva, i cili u transferua nga Cruzeiro për 14 milionë Euro, por që gjithsesi në total janë pak për një kampionat elitar si Primera Division.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›