Lampard: Na mungon vetëbesimi në Stamford Bridge
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se ata kanë humbur ndjenjën e fitores të cilën e kishin pasur në fushë vendore. Blutë kanë një rekord të dobët në fushë vendore në sezonin e ri dhe të zgjedhurit e trajnerit Luiz Felipe Scolari, tashmë kanë humbur 14 pikë në Stamford Bridge. "Forma jonë në fushë vendore është jo e mirë dhe ndeshja ndaj WBA është ajo për të cilën duhet të themi: 'Është mirë të rikthehemi në formë' dhe të fitojmë tri pikë. Praktikisht nuk luajmë mirë në fushë vendore dhe ka disa arsye për këtë", thotë Lampard. "Na mungon ca vetëbesimi të jem i sinqertë. Fituam aq shumë ndeshje dhe secilën herë që dilnim në fushë thoshim: 'Do ta fitojmë këtë ndeshje' pa marrë parasysh me kë luanim. Por tash nuk e kemi atë vetëbesim", shton anglezi.