E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra në finale

Përfaqësuesja e Zvicrës U17 është kualifikuar në finale të kampionatit botëror Nigeria 2009, pasi të enjten, në gjysmëfinale e ka mposhtur bindshëm përfaqësuesen U17 të Kolumbisë me rezultat të thellë 4:0.

Tek zviceranët, gjatë gjithë ndeshjes u paraqit Granit Xhaka, kurse Pajtim Kasami nuk u inkuadrua fare në lojë. Ndërsa Frederik Veseli nuk mundi ti ndihmonte helvetikët, pasi që ishte i diskualifikuar.

Golat për zviceranët i shënuan Ben Khalifa (14), Seferovic (36), Martignoni (50) e Rodriguez (68). Në finale, Zvicra e treshes shqiptare Xhaka-Kasami-Veseli do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Spanja-Nigeria, e cila u zhvillua të enjten vonë. Finalja e madhe e botërorit U17 Nigeria 2009 do të zhvillohet të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›