E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard urdhërohet të kërkoi ekip të ri


 
Nuk i bëri punë goli që Frank Lampard shënoi nga një distancë prej 23 metra duke çuar ekipin e tij në një fitore mahnitëse, 8:0 kundër Aston Villa-s, të dielën e kaluar .

Chelsea i ka thënë legjendës së klubit të kërkoi klub të ri qysh ne afatin e janarit.

Tabloidi britanik “The Sun” duke u thirr në burime brenda “Stamford Bridge” raporton se futbollisti është i shqetësuar kur e ka marrë këtë lajm.

“Frank është jashtëzakonisht i shqetësuar, ai nuk mund ta besoj këtë. Ajo çfarë ai dëshiron të bëjë është të vazhdojë të luajë për Chelsea-n. Ky klub do të thotë gjithçka për atë.”

Kontrata e Lamaprad i skadon në verë të këtij viti dhe ai shpresonte se me lojën e tij në fushë do të bindte klubin se ja vlen ta mbajnë në ekip. Mirëpo, mesfushorit anglez i është thënë para ndeshjes kundër Aston Vilës se duhet të shkoi.

Gjatë kohës sa ka luajtur për Chelsea ai ka ndihmuar ekipin të fitoi Ligën e Kampionëve, tre tituj të premier ligës, katër Kupa FA dhe dy Kupa të Ligës./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›